Grubi: Qeveria qëndron prapa komunës së Çairit për projekte të mbara

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem
Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar
nga ministrat Bujar Osmani, Kreshnik Bekteshi dhe Naser Nuredini si dhe
kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu kanë qëndruar për vizitë në
lagjen Seravë me rastin e fillimit të punimeve për ndërtimin e Rrjetit
të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik në më shumë rrugë të
kësaj lagje. Për realizimi i këtij projekti janë ndarë mbi 1 milionë
euro, ndërsa mjetet janë siguruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë
së Veriut përmes Programit TAV.

“Dua të përcjellë para jush që me angazhimin e Qeverisë të gjitha mjetet
e destinuara për ndërtimin e Aeroportit cargo në Shtip tashmë ne i kemi
ridestinuar me vendim qeveritar për të zhvilluar projekte në të gjitha
komunat tona, 36 milionë euro dhe siç po mund të vëreni përmes mediave
por edhe në komunat që jetoni në të gjitha vendbanimet. Nuk ka komunë që
nuk ka projekte që nuk realizohen përfshirë këtu edhe komunën e Çairit
të cilës ia përkrahim të gjitha projektet me të cilat ka aplikuar në
Qeveri, dhe këtë nuk e them rastësisht sepse dua të theksoj para juve
bashkëqytetarë se në emër të të gjithë neve në Qeveri se qëndrojmë prapa
Visar Ganiut dhe komunës së Çairit dhe projekteve ashtu siç po
zhvillohen”, – është shprehur kështu Zëvendëskryeministri i parë, Grubi.

Sipas Grubit, ky nuk është projekt i vetëm në komunën e Çairit, pasiqë
së shpejti do të fillojë realizimi edhe i dy projekteve të tjera përmes
ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, për
përmirësimin e jetës së qytetarëve në komunën e Çairit.

“Sot jemi këtu për të promovuar një nga projektet e TAV Programit
fillimin e punimeve por shumë shpejtë do të vijojmë edhe me dy projekte
tjera me ministrinë e Mjedisit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinor për
të përmirësuar jetën e qytetarëve në komunën e Çairit, pra theksi i
prezencës tonë këtu është që ne po qëndrojmë prapa projekteve të Visar
Ganiut në komunën e Çairit dhe jemi garantues të realizimit të tyre së
bashku”, ka thënë më tej para të pranishmëve, Grubi.

 

Marketing