Grubi realizoi takim me ambasadorin francez, Bomgartner

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Francës, z. Cyrille Baumgartner.

Marketing

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, procesi i ndryshimeve kushtetuese, skriningu, rreformat që po bëhen për integrimin europian si dhe investimet franceze në energji të ripërtrishme me përkrahje të plotë qeveritare, ishin temë e bisedës.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet prioritet i Qeverisë dhe ftojmë në bashkërëndim tē veprimeve të gjithë qytetarët, mediat, shoqërinë civile për denoncim të keqpërdorimeve, por edhe të propagandës dhe lajmeve të rreme.

Vettingu si proces spastrimi do të kontribuonte në kredibilitetin e figurave që nga gjyqësori e deri tek politika.

Grubi dhe Bomgartner biseduan edhe për skriningun që është duke vijuar me BE-në si dhe iniciativa për ndryshimet kushtetuese, si domosdoshmëri për të vazhduar më tej në hapin tjetër drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Sa i përket integrimit europian, ambasadori e riafirmoi mbështetjen e Republikës së Francës për vendin tonë, duke shtuar se korniza e negocimit ka reflektuar edhe në metodologjinë e re të BE-së bashkë me mobilizimin e të gjitha kapaciteteve institucionale vendore.

Grubi dhe ambasadori Bomgartner gjithashtu biseduan edhe për investimet franceze në energji të ripërtrishme me përkrahje të plotë qeveritare, në kuadër të marrëveshjes së arritur në BE që deri në vitin 2030 të dyfishohet përqindja e burimeve të energjisë në konsum të përgjithshëm si era dhe dielli në 42.5 për qind nga 22 për qind sa është aktualisht.