Grubi: Së shpejti mbledhje e përbashkët edhe me Shqipërinë

Në një intervistë për Report Tv, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka folur edhe mbi mbledhje të përbashkët mes qeverive në Shkup dhe Tiranë, e cila mund të ndodh shumë shpejtë pas asaj që u realizua me Qeverinë e Kosovës.

Marketing

“Vlerësoj se shumë shpejt do ta realizojmë edhe me Republikën e Shqipërisë me të cilën kemi pasur mbledhje të përbashkëta të qeverive, por me Kosovën kjo ishte hera e parë. Duam që këtë pikën e kufirit ta realizojmë edhe me Republikën e Shqipërisë. Kurse për ne është jetike që qeveria e Shqipërisë të vërë prioritet mbi Korridorin 8. Ne kemi miratuar një projektligj për ndërtimin e autostradës nga Shkupi deri në Qafë thanë pra në kufi me Shqipërinë dhe jemi në projektim e sipër edhe të ndërtimit të Hekurudhës nga Kërçova deri në fshatin Lin në Shqipëri. Pra të bëjmë një ndërlidhje me Korridorin 8 nga Adriatiku e deri në Detin e Zi. Për ne do ishte jetike që edhe Shqipëria të vijojë me ndërtimin e Korridorit 8 nga Qafë-Thana deri në Rrogozhinë apo deri në Elbasan. Kjo të do ndihmonte shumë zhvillimin ekonomik, turizmin por do të lehtësonte shumë qarkullimin e njerëzve. Në këtë vazhdë do kishim dashur të shohim zgjidhje për kufirin me vetëm një kontroll nga njëra anë e kufirit derisa të rrim në heqjen e tij”, ka theksuar gjatë intervistës së tij, Grubi.