Grubi: Shpërndarja e administratorëve po realizohet sipas dinamikës së paraparë

epa08520649 A car heading towards Greece at the border crossing 'Evzoni' between North Macedonia and Greece, near the southern city of Gevgelija, North Macedonia, 01 July. Greece reopened the Evzoni border crossing with North Macedonia to EU citizens and from 14 other countries which are on a list approved by EU authorities. All travelers arriving to Greece are required to fill a Passenger Locator Form (PLF) at least 48 hours before check-in. The form is part of the country's planning for protection against the coronavirus disease (COVID-19) pandemic and will allow authorities to create barcodes for travelers so that testing of new arrivals can be targeted. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sonte ka qenë i ftuar në emisionin ‘Vetëm Intervistë’ në Kanal5 ku ka folur mbi shumë çështje të rëndësishme në vend.

Marketing

I pyetur në lidhje me shpërndarjen e administratorëve në institucione të ndryshme në vend, Grubi thotë se ky proces është në rrugë të mbarë.

“Ju them se është në rrugë të mbarë, 822 janë çlajmëruar nga ministria për Sistem politik, që do të thotë se tashmë kanë nisur me punë 503 janë në fazën e realizimit, 14 janë në pushim të vendit të punës që do të thotë janë të emëruar diku por me vend pune janë aty, shumë shpejtë brenda pak dite 101 do të fillojnë me punë në DAP kështu që mendoj se deri në fund të muajit Maj një numër i madh prej tyre do të zgjidhet sepse do kemi rebalanc të buxhetit dhe vazhdon shpërndarja e mjeteve financiare nga ministria për Sistem politik në të gjitha institucionet tjera që kanë nisur të punësuarit me punë, ka deklaruar kështu Zëvendëskryeministri i Parë, Grubi.

Në lidhje me shpërndarjen e disa administratorëve në Inspektoratin shtetërorë të tregut, ai thotë se në atë institucion ka shumë vende të lira të punës në bazë të sistematizimit.

“32 janë të paraparë në Inspektoratin shtetërorë të tregut, në pajtim me sistematizimin kishte 221 vend të lira dhe siç kemi parë edhe para po edhe pas gjithë asaj situate, kishte vend për të gjithë ata, e kishim të rëndësishme sepse ky institucion ka edhe njësi rajonale dhe mund njerëzit që jetojnë në Strugë, Kërçovë apo Gostivar ose Dibër të mos vijnë këtu në punë sepse duhet 50 km të udhëtojnë. Nuk më keni dëgjuar mua nga Janari dhe deri më sot të ankohet për ndonjë institucion të caktuar gjatë shpërndarjes së administratorëve nga programi K5, asnjëherë nuk kam reaguar ndaj tyre edhe pse kishte nga ana e tyre çdo ditë reagime, ju them se ka shumë vend të lira aty se sa numri që kemi dërguar ne atje, sa i përket profilit të tyre, si mund të dijë dikush rreth shkollimit të tyre kur nuk i ka pranuar në bisedë dhe intervistë askush, në këtë inspektorat ka të punëar hotelier, ka me fakultet turizëm, ka me shkencat matematiko natyrore, me teologjik, flasim për njerëz që aktualisht punojnë, dhe ato që kemi dërguar apsolutisht i plotësojnë kushtet për punë, ka deklaruar mes tjerave në Vetëm Intervistë, Zëvendëskryeministri i parë Grubi.

Marketing