Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në faqen e tij zyrtare në facebook ka publikuar rezultatet finale të procesit të Regjistrimit të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ky është postimi i plotë i Grubit:
Pas 20 vjetësh, më në fund realizuam edhe këtë operacion statistikor përmes një metodologjie të re të Eurostatit dhe me teknologji të re në mënyrë elektronike edhe përkundër debateve politike, obstruksioneve dhe sfidave.
Të gjitha u tejkaluan dhe e realizuam me sukses Procesin e Regjistrimit të popullsisë.
Ka qytetarë të cilët nuk janë regjistruar, që sipas EuroStat është e zakonshme, por me rëndësi ky regjistrim mohoi të gjitha pretendimet politike dhe nxjerr në pah pasqyrën momentale të popullatës së përgjithshme në vend, diasporë dhe në komuna.
Shqiptarët janë 29.5% në popullsinë e përgjithshme dhe 24.3% në popullsinë rezidente, ndërsa në qytetin e Shkupit 22.8% (nga 20.04% në 2002)