Shpërndarja e nëpunësve administrativ të punësuar sipas programit K5 me qëllim përmirësimin e përfaqësimit të drejt dhe adekuat nëpër institucionet shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut ishte vetëm një nga temat që sot zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashlësive, Artan Grubi ka diskutuar me Ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe zv/ministrin Nazim Bushi.
Sipas Grubit, në frymën e bashkëpunimit të mirë, Spasovski dhe Bushi kanë përshëndetur rregullimin e çështjes së nëpunësve administrativ të cilët deri më tani kanë qenë të pa sistemuar nëpër vende të punës.
Ata me këtë rast kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim dhe për sukses të përbashkët.