Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi gjatë vizitës së sotme që i bëri Komunës së Tetovës ka zhvilluar një takim edhe me drejtorin e Spitalit të këtij qyteti Florim Besimi.
Ai ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen për ta tejkaluar sa më lehtë këtë situatë me virusin e Covid-19.
“Për të parë gjendjen e vështirë me Pandeminë në Tetovë, bashkë me kryetaren e komunës znj. Teuta Arifi, vizituam Spitalin Klinik në këtë qytet” u shpreh Grubi.
Ai është informuar nga drejtori z. Besimi mbi situatën në të cilën gjendet Tetova me rrethinë si dhe kapacitetet me të cilat disponojnë.
“Me këtë rast, theksova mbështetjen e Qeverisë për të gjitha institucionet shëndetësore dhe personelin mjekësor që të përballojmë sa më lehtë këtë situatë të KRIJUAR” deklaroi Zëvendëskryeministri Grubi.
Ai apeloi tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe rekomandimet e autoriteteve shëndetësore për mbrojtje nga virusi.