Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe
Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi sot në kabinetin e tij
takoi ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Shkup, z.Angell
Angellov.
Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe ambasadori Angellov diskutuan
rreth marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore, që janë një vlerë për
Republikën e Maqedonisë së Veriut por edhe për rajonin. Bashkë
konfirmuan se nevojitet një angazhim edhe më i madh në këtë drejtim me
qëllim të përafrimit edhe më të madh të dy vendeve tona.
Zëvendëskryeministri Grubi dhe ambasadori Angelov ranë dakord se
Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë midis Republikës së Maqedonisë së
Veriut dhe Republikës së Bullgarisë vendosi baza të shkëlqyera për
bashkëpunimin e mëtejshëm në shumë sfera por edhe në përafrimin e dy
vendeve në sferën e kulturës dhe dy popujve në përgjithësi.
Në këtë takim gjithashtu u theksua edhe rëndësia e presidencës së
përbashkët me Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor proces ky
përmes të cilit po lehtësohet dhe promovohen hapa konkret drejt
zhvillimit ekonomik rajonal dhe me këtë rast mundësohet tejkalimi më i
lehtë i krizës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.
Grubi dhe Angellov vlerësuan se mbyllja e kufijve nuk është zgjidhje për
të luftuar pandeminë e shkaktuar nga COVID-19, por vetëdija e lartë e
qytetarëve.
Në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes, Grubi theksoi vlerat e përbashkëta
rajonale dhe vuri fokusin mbi vlerat evropiane duke konstatuar se
historia nuk guxon ta mban peng të ardhmen.
Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se Republika e
Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Bullgarisë duhet te vazhdojnë me
angazhimin e tyre me qëllim përforcimin e bashkëpunimit midis të dy
vendeve, bashkëpunim ky i cili do të vazhdojë të zhvillohet në drejtimin
pozitiv dhe me një dëshirë për tejkalimin e të gjitha sfidave.