Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe
marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka realizuar takim
edhe me përfaqësues të shoqërisë civile nga komuniteti boshnjak në
Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Procesi i regjistrimit ka qenë pjesë e bisedës në këtë takim, ndërkohë
që bashkërisht është diskutuar që të bëhet apel deri tek popullata e
veçanërisht tek komuniteti boshnjak që të regjistrohen sa më shumë.
Në anën tjetër, Grubi ka theksuar se ministria për Sistem politik dhe
marrëdhënie ndërmjet bashkësive është në dispozicion të të gjithëve dhe
zëri i përbashkët i të gjitha bashkësive kurse angazhimi i të gjithëve
për të drejtat e njëri tjetrit mund të sjellë shoqëri të barabartë në
vend.
Grubi u vë në dispozicion të komuniteteve për realizim të suksesshëm të
regjistrimit 2021.
Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan edhe rreth zhvillimeve të tjera
shoqërore dhe përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.