Grubi takoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe
marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi gjatë qëndrimit të tij
në Shqipëri, sot ka takuar kryebashkiakun e Tiranës, z. Erion Veliaj.
Grubi gjatë këtij takimi ka përgëzuar z. Veliaj për punën dhe angazhimin
e tij që jep për Tiranën dhe me këtë rast i ka kërkuar Veliajt që ritmin
me të cilin ai punon dhe vepron për kryeqytetin e Shqipërisë, ta kthejmë
bashkë në thirrje të suksesshme për diasporën e Republikës së Maqedonisë
së Veriut që t’i përgjigjet pozitivisht procesit të REGJISTRIMIT që
tashmë ka nisur nga data 1 mars.
Veliaj nga ana e tij ka apeluar për regjistrimin e diasporës së RMV-së,
pasi që me këtë veprim të tyre ata përmbushin një obligim moral dhe plot
dinjitet.
Kryebashkiaku Veliaj gjithashtu ka shprehur konsideratë të lartë për
zëvendëskryeministrin e parë, z. Artan Grubi dhe ka përshëndetur
aktivitetin dhe rolin e tij në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së
Veriut.
Gjithashtu gjatë këtij takimi të dy bashkëbiseduesit,
zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe kryebashkiaku i Tiranës Veliaj
kanë përshëndetur përkushtimin e deritanishëm të diasporës së Maqedonisë
së Veriut pasi që për më pak se një muaj pozitivisht ftesës për
Regjistrim i janë përgjigjur më tepër se 100.000 banorë.
Grubi dhe Veliaj kanë biseduar edhe rreth bashkëpunimit dypalësh midis
Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, me
ç’rast të dy janë pajtuar se marrëdhëniet mes dy shteteve janë të
shkëlqyera dhe se të tilla do të mbeten çdoherë.
Marketing