Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka takuar Stuart Jones presidentin e kompanisë “Bechtel”, me të cilin kanë biseduar rreth kyçjes së tyre në ndërtimin, përkatësisht përfundimin e Korridorit 8.
Si një kompani prestigjioze dhe e dëshmuar tashmë në rajon, Grubi ka diskutuar pikërisht me Jones mbi këtë projekt që është prej një rëndësie të veçantë për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët tanë.
Zëvendëskryeministri i parë Grubi tashmë beson se korridori 8 shumë shpejtë do të jetësohet pasi që Qeveria veçse ka miratuar programin e ndërmarrjes së rrugëve e cila, mes tjerash, përfshin akset rrugore: Qafë Thanë – Strugë – Trebenishtë, Gostivar – Kërçovë dhe Tetovë – Gostivar.
Grubi përsëriti se korridori 8 po kompletohet dhe që PREMTIMET PO REALIZOHEN.