Grubi: Tetova feston të mërkurën me Ledrin, Dafinën dhe Bardhin

Të mërkurën, Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbajë tubimin qendror në sheshin Iliria në Tetovë, për të përmbyllur një fushatë dinjitoze për zgjedhjet e parakohshme për Këshillin e komunës së Tetovës.

Marketing

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi ka njoftuar se ditën e Mërkurë në sheshin Iliria do të festojnë bashkë me yjet e muzikës shqiptare një tjetër sukses pasiqë tashmë vendi është anëtar i NATO-s, ka filluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian si dhe investimin prej 139 milionë euro për 900 vende të reja të punës në rajonin e Pollogut, investim që dje vendosi gurrëthemelin në Tetovë me rastin e shënimit të 21 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

Postimi i Grubit:

Barazinë, NATO, nisjen e bisedimeve me 🇪🇺, investimet prej 130 milion € me 900 punësime të reja, gjeneratën tonë të re ne Tetovë, ska se si mos ta shënojmë bashkë në sheshin Iliria me Ledrin, Dafinën dhe Bardhin.

📆 e mërkurë, 17 gusht 2022
⏰ 20:00
📍 sheshi Iliria, Tetovë