Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, pati takim me ambasadorin polak në Maqedoni, z. Vojcieh Ticinjski.
Në takim Grubi e potencoi rëndësinë e rrumbullakësimit të zgjidhjes së çështjes së emrit me Republikën e Greqisë, pas publikimit të marrëveshjes së ratifikuar në Gazetën Zyrtare të vendit. Gjithashtu, informoi edhe për detyrat e kryera që Kuvendi i bëri paradokohe, siç është ligji i miratuar për luftën kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesave, reformat në sektorin e sigurisë dhe ligjet nga sfera e jurisprudencës, të cilat e kaluan leximin e parë dhe janë në procedurë të Kuvendit. Si hap i rëndësishëm përpara, në përmbushjen e kritereve politike për hyrjen në Bashkimin Evropian, e theksoi edhe hyrjen në fuqi të ligjit për përdorimin e gjuhëve, me çka u rrumbullakësua zbatimi i MKO-së, e cila është në drejtim të përmirësimit të të drejtave të shqiptarëve në shtet.
Ambasadori e përsëriti qëndrimin e Polonisë, në lidhje me çështjen për zgjerimin e BE-së, se i mbështet politikat e zgjerimit, dhe se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bashkëngjiten BE-së. Për samitin e ardhshëm, i cili në kornizat e Procesit të Berlinit, këtë vit do të mbahet në Poloni, shpreson se do të dërgohet sinjali se Ballkani Perëndimor së shpejti do të jetë në BE dhe në këtë drejtim do të fokusohet në promovimin e stabilitetit, zhvillimit ekonomik, rritjen e standardit jetësor dhe bashkëpunimin ekonomik dhe sigurisë.
Në lidhje me mbështetjen e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, theksoi se kjo nuk do të mungojë, dhe se të dyja vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme në të gjitha fushat. Në këtë kontekst e përshëndeti rritjen e shkëmbimit ekonomik pas vitit 2016, si dhe linjën e drejtpërdrejtë ndërmjet Shkupit dhe Varshavës.
I përbashkët ishte konstatimi se vendi ka shumë obligime të cilat do të dalin pas fillimit të negociatave për kapitujt, me ç’rast ishte theksuar se negociatat në lidhje me politikat bujqësore janë njëra nga më të vështirat dhe më të vëllimshmet, për çka Polonia do të jap çdo lloj të mbështetjes.