Sot kryetari i Komisionit për Çështje Evroiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi, kishte takim me ambasadorin e Republikës së Francës në Maqedoninë Veriore, z. Kristijan Timonie
Në takim z. Grubi, duke e falënderuar për përkrahjen e deritanishme për proceset tona eurointegruese, theksoi se vendi me vendosshmëri hapëron drejt anëtarësimit në strukturat euroatlantike pas detyrave të kryera në lidhje me miratimin e amendamenteve kushtetuese, me të cilat u implementua Marrëveshja e Prespës, si dhe pas ratifikimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.
Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës nga ana e Greqisë si dhe Protokolli për anëtarësimin në NATO, është hap pozitiv, me të cilin u tejkalua bllokimi shumëvjeçar nga ana e saj. Me këtë Republika e Maqedonisë së Veriut më nuk ka çështje të hapura politike dhe paraqet shembull pozitiv për promovimin e vlerave demokratike dhe perëndimore në rajon.
Informoi se vendi punon në realizimin e reformave në sundimin e së drejtës, si reforma prioritare për marrjen e datës për fillimin e negociatave
Grubi kërkoi, Franca dhe vendet tjera anëtare të BE-së ti marrin parasysh këto rezultate dhe të përkrahin marrje të dates për fillim të negociatave për anëtarësim në BE.
Grubi gjithashtu ka folur edhe për zgjehdjet presidenciale në vend, si dhe negocitata në mes LSDM-së dhe BDI-së, por edhe për ndodhitë aktuale në vend. Vendit i nevojitet kandidat i cili i bashkon të gjithë qytetarët, të gjitha komunitetet dhe e kërkon votën nga të gjithë, e jo kandidat partiak monoetnik.
Ambasadori Timonie i përshëndeti arritjet pozitive në vend, si hap i rëndësishëm në rrugën drejt BE-së dhe NATO-së dhe e shprehu gatishmërinë e Francës për bashkëpunim dhe ndihmë në proceset eurrointegruese nga Franca.
Ambasadori informoi për vizitën e punës të znj. Natali Loazo, ministre për Çështje Evropiane pranë Ministrisë për Evropë, dhe për Punë të Jashtme të Republikës së Francës, në Republikën e Maqedonisë Veriore javën e ardhshme.