Grubi vaksinohet dhe apelon qytetarët të regjistrohen në vakcinacija.mk

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe
marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z Artan Grubi sot pranoi dozën e parë
të vaksinës kundër Covid 19.

Marketing

Pas vaksinimit në hapësirat e poliklinikës së Çairit që shërben edhe si
qendër vaksinimi, Grubi bëri apel deri tek qytetarët që të regjistrohen
për vaksinim në faqen e ministrisë së Shëndetësisë vakcinacija.mk pasi
që vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë procesin e imunizimit dhe
njëkohësisht të mposhtim virusin.

Në vazhdim ju sjellim deklaratën e zëvendëskryeministrit të parë Grubi
pas vaksinimit:

“Në përputhje me vendimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut më erdhi
radha edhe mua që të vaksinohem sot në poliklinikën e Çairit dhe sapo e
përfundova procesin e vaksinimit. Dua të shpreh falënderimet e pafund
nda të gjithë stafit mjekësor, personelit asistues që po i dalin në
ndihmë qytetarëve dhe po vijon vaksinimi çdo ditë ndërsa dua të apelojë
deri tek të gjithë qytetarët të cilët janë të regjistruar tek portali
vakcinacija.mk që t’i përgjigjen ftesës së tyre, të vaksinohen ndërsa
ata të cilët akoma nuk janë regjistruar ta bëjnë këtë sepse zgjat shumë
shkurt, vetëm disa minuta në portalin për vaksinim si dhe vetë procesi i
vaksinimit është i shkurtër dhe absolutisht i padhembshëm dhe 100% i
sigurt, andaj ju ftoj të gjithëve që të vaksinoheni dhe mos të vonohemi
që t’i rikthehemi jetës tonë normale.”