“Nuk jam i bindur se VMRO-DPMNE-ja dëshiron Referendum, mendoj se kjo është vetëm një nga fushatat e tyre politike për të qenë aktuale. E shihni, iniciativa nuk kishte arritur ende në Kuvend, ata dolën në një konferencë për media duke i kërkuar Xhaferit të mos e refuzojë, imagjinoni se nuk ka arritur ende, duke e ditur se do të refuzohet, se nuk është në përputhje me kushtetutën. Pra, mendoj se as ata nuk duan referendum”, tha zëvendëskryeministri Artan Grubi.