Grubi – Zadorozhnјuk: Maqedonia e Veriut dhe Ukraina, potencial për bashkëpunim ekonomik

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe
Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi takoi sot Ambasadoren e
Ukrainës, Natalia Zadorozhnjuk, me të cilën ranë dakord se ekzistojnë
kushte për thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis Republikës së
Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës.
Në këtë takim, Grubi dhe ambasadorja ukrainase diskutuan për masat e
marra në të dy vendet lidhur me krizën shëndetësore dhe ekonomike të
shkaktuar nga pandemia e KOVID-19.
znj. Zadorozhnjuk falënderoi z.Grubi për përkrahjen e Republikës së
Maqedonisë së Veriut për përkrahjen që ia jep Ukrainës në rrugën e saj
euro-atlantike.
Gjatë takimit të sotëm, znj. Zadorozhnjuk dhe z. Grubi diskutuan edhe
për çështje të tjera në vend dhe për ngjarje të tjera me të cilat po
përballet rajoni.