Grubi: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje, të gjithë deputetët të votojnë ndryshimet kushtetuese

Të gjithë 120 deputetët premtuan se do ta integrojnë vendin në BE dhe NATO dhe se do ta zgjidhin kontestin me Greqinë, jemi të sigurt se të gjithë do të votojnë “për”, kështu deklaroi sot deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi

Marketing

Ai tha se pret që të gjithë deputetët të mbushen mend, të votojnë për ndryshimet kushtetuese, por nuk precizoi nëse do ta mbështesin shpërbërjen e Kuvendit për shpallje të zgjedhjeve të parakohëshme nëse nuk sigurohen 2/3 e votave.

“Qëndrimi rreth zgjedhjeve është se nuk është zgjidhje. Zgjidhja është që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s sa më parë dhe pas diskutimeve duhet ti mbështesim amendimet, të gjithë 120 deputetët bashkë ti shkruajmë me ekspert, gazetarë, akademik etj”, tha Grubi.

Marketing