Grubi zhvillon takime edhe në Departamentin e shtetit amerikan

Gjatë vizitës së tij në SHBA, Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane dhe i Grupit për miqësi me SHBA, njëkohësisht Sekretar Organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Artan Grubi ka qëndruar në Departmentin Amerikan të Shtetit ku ka realizuar takim pune me z. Daniel Kostelancik, Drejtor i zyrës për Evropën Qëndrore dhe Juglindore në Departmentin e Shtetit.

Marketing

Bashkëbiseduesit diskutuan hapur mbi zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, reformat sistemore, sundimin e ligjit, luftën kundër korupsionit, ratifikimin e protokolit për anëtarësim në NATO dhe datën për fillim të negocistave me Bashkimin Evropian, si dhe reformat brendapartiake në Bashkimin Demokratik për Integrim.

Grubi shprehu mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e madhe ndaj Maqedonisë së Veriut për rrugëtimin tonë euroatlantik, sundimin e ligjit dhe për reformat sistemore.

Grubi foli për procesin dyshkallësh të propozuar nga BDI për kontroll të integritetit të funksionerëve, të ashtuquajtur veting, si mënyrë e rikthimit të besimit të qytetarëve ndaj institucioneve.

Subjekt të kontrollit të integritetit do të ishin politikanët, bartësit e funksioneve publike, prokurorët dhe gjykatësit.

Gjithashtu u diskutua edhe për përmbylljen e procesit të anëtarësimit tonë në NATO dhe hapjen e negociatave qasëse me Bashkimin Evropian të cilat vendi ynë i meriton.
Z. Grubi gjithashtu nënvizoi përkushtimin e BDI që të angazhohet për drejtësi joselektive, miratim të ligjit për prokurori publike si dhe në përgjithësi sundimin e ligjit.
Në takim u diskutua edhe rreth procesit të zgjedhjeve brendapartiake në BDI dhe përpilimin e programit të ri partiak.

Z. Grubi zhvilloi takime edhe me Senatorë dhe Kongresmenë Amerikan në korniza të vizitës në SHBA e cila është në organizim të Departamentit të Shtetit, Institutit Republikan (IRI) dhe Institutit për Përfaqësim të Qeverisë (IPG) në SHBA mbi përmirësimin e transparencës dhe luftës kundër korrupsionit.