Grubi:Raporti i Dick Martyt i vendosi njollë UÇK-së

Raportin e Dick Marty-t i vendosi njollë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka deklaruar Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. Ai tha se kjo është një shpikje që përputhet me propagandën e Putinit për Ukrainën, bazuar në gënjeshtra.
“Një tjetër paragjykim shkatërrues që duhet të përmend është raporti famëkeq i ish-senatorit zviceran, Dick Marty, që i dha një dimension kaq të pabesueshëm dhe i vuri njollë luftës së drejtë çlirimtare të popullit të Kosovës. Një shpikje që përputhet me propagandën e Putinit për Ukrainën bazuar në gënjeshtra, i ktheu ato në fakte të paverifikuara, pavarësisht faktit se Kombet e Bashkuara, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë përballë raportit të rremë dhe i mbylli hetimet si të pabazuara”, u shpreh zv/kryemisnitri i RMV-së, Artan Grubi.