Gruevski deri më 8 nëntor duhet të paraqitet në “Shutkë”

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka marrë aktvendimin se kur duhet të lajmërohet në burgun e Shuto Orizarës në Shkup.

Marketing

Sipas këtij akti, ish-kryeministri duhet që më së voni deri më 8 nëntor të paraqitet në burg, ku duhet të vuajë dënimin me burg prej 2 viteve për furnizimin me Benzin luksoz, pas hetimeve që u bënë nga Prokuroria Speciale lidhur me rastin e koduar “Tanku”. Ky vendim atij iu dha sot në mëngjes në Gjykatën Penale, për shkak se jozyrtarisht këto ditë nuk e kishin gjetur në adresën e shtëpisë.

Gjykata Penale e Shkupit e shpalli fajtore dhe e dënoi me 6 vite burg edhe ish-ministren e Brendëshme Gordana Jankullovska për shkelje të procedurës së blerjes së makines së blinduar për ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski në vlerë prej 600 mijë eurosh.
Skandali është zbuluar nga afera e përgjimeve që u publikua nga opozita në shkurt të vitit 2015, ndërsa rasti është proceduar nga Prokuroria Speciale e Maqedonisë, e cila është themeluar për hetimin e shpërdorimeve të qeverisë së kaluar.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska tha, se makina është blerë nga Ministria e Brendshme, por nga dëshmitë e siguruara ka rezultuar se në fakt ajo është blerë për ish-kryeministrin Gruevski. Gjykatësja tha se aspektet teknike të tenderit kanë favorizuar një kompani, ndërsa janë kërkuar edhe kushte të tjera të posaçme, me çka është përjashtuar mundësia e subjekteve të tjera për të marrë pjesë në tender. Kacarska tha se nuk ka marrë vendim duke gjykuar blerjen ose nevojën për makinën, por mënyrën e paligjshme të blerjes. Sipas saj, Jankullovska ka dëmtuar buxhetin e shtetit me vetëdije.

Por Gruevski dhe avokatët e tij tanimë disa ditë po tentojnë që të gjejnë hapësira ligjore për të shtyer vuajtjen e dënimit. Në një nga anketat e tij është theksuar se në shkurt të vitit 2018 vepra penale është vjetruar, për arsye të bisedës telefonike të cilën e ka bërë Gruevski më 26.02.2012.
Për rastin “Tanku” me katër vjet e gjysmë ish- zyrtari i lartë i Ministrisë së Brendshme Gjoko Popovski.