Gruevski dhe Angelovska, ministrat më të ri të Financave

Nina Angelovska është propozuar si ministre e financave dhe Nexhat Mehmedovic është zv / ministër në ministrinë e sistemit politik. Kryeministri Zoran Zaev përmes këtyre dy propozimeve përcolli edhe një porosi deri tek të rinjtë që të punojnë dhe arsimohen sepse pozicionet e larta në shtet, janë të kapshme për të gjithë.

Marketing

Ndryshe Nina Angelovska do të jetë ministrja e dytë e financave në moshë të re, afro 30 vjeç. Paratë publike në vitin 1999 u drejtuan nga azilanti aktual në Hungari, dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili asokohe ishte vetëm 29 vjeç.

Ministria e Financave është një nga të paktat, drejtuesit e së cilës kanë pasur tituj akademikë. Kjo ministri deri tani është drejtuar nga katër profesorë, disa prej tyre ndërsa ishin në detyrë, dhe disa më vonë fituan tituj akademikë – Jane Miljovski, Nikolla Popovski, Trajko Slavevski dhe Dragan Tevdovski, pastaj një akademik aktual Taki Fiti. Emra tjerë që kanë drejtuar financat janë: Xhevdet Hajredini, Boris Stojmenov, Petar Goshev, Zoran Stavrevski dhe Kiril Minovski.