Departamenti Amerikan i Shtetit nga afër e ndjek rastin me Nikolla Gruevskin, posaçërisht pas atij i është miratuar kërkesa për azil në Hungari, shkruan sot gazeta hungareze “Nepszava”.
Departamenti i Shtetit, me kërkesë të gazetës hungareze, e përsërit qëndrim se Gruevskit i është caktuar dënim me dy vite burg në një proces transparent gjyqësor.
Nga DASH theksojnë se kundër Gruevskit janë duke u zhvilluar edhe katër procese gjyqësore dhe se është e nevojshme që këto procese të vazhdojnë në Maqedoni.