Ish-kryeministri Nikolla Gruevski e ka tërhequr padinë për shpifje dhe fyerje kundër kryeministrit aktual Zoran Zaev, lidhur me deklaratën e tij për rastin e shitjes së “Bankës së Maqedonisë”.
“Paditësi përmes të autorizuarit të tij me parashtresë e njoftoi Gjykatën se po heq dorë nga kërkesa në tërësi. Duke pasur parasysh atë që u përmend më lartë, më 8 janar të vitit 2019, jashtë seancës është sjellë aktvendim në bazë të heqjes dorë në pajtim me nenin 318 të Ligjit për procedurë kontestimore”, thonë nga Gjykata Themelore Shkupi 2.
Padinë për shpifje Gruevski në Gjykatë e ka parashtruar në vitin 2014. Me aktvendim të plotfuqishëm Zaevi fillimisht duhej t’i paguajë 500 mijë euro për fyerje dhe shpifje Gruevskit. .