Shefi i diplomacisë hungareze, Peter Szijjarto për gazetën nga Parisi “Le Monde” i përsëriti kushtet se si Nikolla Gruevski ka fituar azil, por nuk zbulon përmbajtjen e kërkesës.
I pyetur përse vendi i tij i ka dhënë azil ish-kryeministrit të Maqedonisë, i dënuar për korrupsion pa kërkuar kërkesën e tij për azil si personat tjerë që kërkojnë azil, Szijjarto thotë se në Hungari kërkesat për azil shqyrtohen nga autoritete të pavarura, dhe se ai nuk mund të komentojë përmbajtjen e dosjes.
Ai sqaron se si Gruevski nga Tirana ka arritur në Budapest me automjet të ambasadës duke thënë se e kanë transportuar për arsye të sigurisë.
Në pjesën tjetër të intervistës, Szijjarto konsideron se procedura për sanksione që është ngritur kundër Hungarisë, paraqet revanshizëm kundër vendit, për shkak se ajo ka kundërshtuar politikën në fushën e emigrimit dhe se akuzat që janë drejtuar Hungarisë janë të pabaza.