Në Parlamentin hungarez debati për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski është kthyer në sherr, pasi opozita akuzoi qeverinë se e ndihmoi Gruevskin që të arratiset nga drejtësia në Maqedoninë e Veriut.
Deputetja Agnes Vadai parashtroi pyetje për qëllimin e takimeve të fshehta në një apartament në Budapes mes Gruevskit dhe zëvendës Sekretarit të Shtetit pranë Ministrisë së Jashtme në Hungari.
Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto theksoi se me Gruevskin komunikojnë për të marrë, siç tha ai, informacion autentike në lidhje me atë se çfarë ndodh në Ballkanin Perëndimor, duke pasur parasysh përvojën 10 vjeçare të Gruevskit si kryeministër në Maqedoni.