Gruevski ka blerë banesa, por jo ne emër të tij

Biserka Jovanovska Qaeva, fqinje e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dëshmoi se ka blerë një banesë në rrugën “Bihaqka” dhe në këtë mënyrë janë bërë fqinjë me kryeministrin e atëhershëm, Nikolla Gruevski. Por, siç shton, më vonë kanë vendosur ta shesin banesën sepse ishte e vogël për familjen e saj dhe të njëjtën ka blerë ish-kryeministri Gruevski. Siç thotë ajo, nuk e ka parë personalisht, por te noteri ka shkuar me njerëz të autorizuar nga Gruevski, shkruan TV21.

Marketing

Nga ana tjetër, sekretarja e afaristit Aleksandar Ivanovski-Teranova, Tatjana Stojanovska në sallën gjyqësore tha se në fletën e pronësisë posedon dy banesa – njëra është regjistruar në emrin e saj, kurse banesa tjetër në emrin e kompanisë, banesa këto të cilat, siç tha, nuk i posedon ajo, por Nikolla Gruevski.

Në pyetjen e prokurores Stefanova – kush i ka dhënë të holla për banesën, dëshmitarja tha – paratë ishin në agjenci, ka kaluar shumë kohë, nuk më kujtohet. Shkova në agjencinë e cila e publikoi banesën. Erdhi një njeri i Gruevskit, shkuam te noteri për t’u nënshkruar dhe kaq, deklaroi dëshmitarja, e cila shtoi se nuk ka dhënë para nga xhepi i saj, transmeton TV21.

Gjatë dëshmisë ajo theksoi se asnjëherë nuk ka marrë çelës dhe nuk ka hyrë në banesë. Ajo u përgjigj se është menaxhere e ITK Inzhenering. Qartësoi se kompania është themeluar në vitin 2008-2009 për të marrë pjesë në tender.

Ndryshe, sipas aktakuzën për rastin “Parcelat në Vodno”, Gruevski i cili me familjen e tij jetonte në Bihaqka” ka pasur edhe dy banesa në po në të njëjtën ndërtesë të cilat në dokument figuronin në emrin e njerëzve të tjerë, të cilët në këto banesa nuk kanë hyrë asnjëherë.