Gruevski kishte zbrazur llogaritë bankare qysh në shtator

Ish kryeministri Nikola Gruevski qysh në shtator, kur mbajti një konferencë për shtyp në Kuvend dhe akuzonte pushtetin duke thënë se është viktimë e persekutimit politik, në periudhën kur Gjykata e Apelit po diskutonte ankesat e tij dhe kur pritej të merret vendim përfundimtar nëse ai do të shkon në burg ose jo,Gruevski kishte tërhequr të gjitha paratë që kishte në llogaritë e tij.

Marketing

Edhe pse këto informacione janë jozyrtare, Prokuroria Speciale Publike konfirmoi zyrtarisht se nuk ka mundësi që të ngrij llogaritë bankare të Gruevskit për shkak se aktualisht nuk ka para dhe pronë në emër të tij, ndërsa llogaritë e tij bankare janë zero, shkruan “Nezavisen”.

Marketing