Gruevski: Mos hapni varrin e tjetrit, sepse do të bini vetë në të

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski përmes rrjeteve sociale sërish ka përcjellë një porosi dhe urim lidhur me zhvillimet në vend dhe festën ortodokse të Shën Mërisë. Ai këtë e ka bërë nga Budapesti ku po qëndron i strehuar si azilant, pas arratisjes nga vendi për ti ikur vuajtjes së dënimit me b urg.

Marketing

“Sot është një ditë gëzimi. Një nga festat më të mëdha të krishterimit në Republikën e Maqedonisë, që nga viti 2007 edhe festë shtetërore. Kjo ditë le të sjellë shëndet dhe lumturi për të gjithë. Le të na kujtojë dashurinë dhe respektin ndaj prindërve. Le të na ndihmojnë që të jemi njerëz më të mirë. Bëni mirë, që t’ju kthehet e mira. Dhe, siç kanë thënë populli ynë, mos hapni varrin e tjetrit, sepse do të bini vetë në të”, shkruan mes tjerash Gruevski.