Ish-kryeministri Nikolla Gruevski thotë se do ta vrisnin në burg në rast se do të shkonte të vuante dënimin.
i në një intervistë për televizionin Italian RAI ka theksuar se po të rrinte në Maqedoni do të ishte në rrezik për tu vrarë,raporton agjencia e lajmeve Ina.
“Për momentin nuk kam shumë detaje, por edhe institucionet hetimore atje nuk janë të lira për të kryer hetimet e duhura rreth kësaj”, theksoi Gruevski.
Sipas tij, në të shumtën e rasteve ka pasur fushata për likuidimin e tij.
Gruevski u arratis në Hungari, ku mori azilin politik, pasi që u arratis nga vendi për tiu shmangur dënimit me burg prej 2 viteve për rastin ‘Tanku’ që kur ishte kryeministri keqpërdori pozitën e tij lidhur me akte korruptive dhe kriminale, që u dëshmuan përmes bisedave të përgjuara.