Gruevski rikthehet sërish në gjykatë këtë javë

Pas pushimit veror, sezonin e gjykimeve e rihap ish kryeministri Nikolla Gruevski. Gruevski me bashkëpunëtorët e tij do vazhdojnë të gjykohen në rastin “Titanik” për manipulimet zgjedhore. Pas shtatëzënisë dhe lindjes së djalit, në këtë rast do duhet të paraqitet edhe ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska shkaku i së cilës u anuluan disa gjykime. Rasti “Titanik” do të gjykohet dy ditë me radhë, më datë 16 dhe 17 gusht.

Marketing

Më 29 gusht vijon gjykimi për rastin “T.N.T” lidhur me rrënimin e objektit afarist “Kosmos”. Më 31 gusht do gjykohet edhe rasti i përgjimit të paligjshëm “Target-Fortesa” por pa praninë e dy ish agjentëve Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski.

Për muajin gusht janë caktuar vetëm pesë gjykime ndërsa shtatori do të vazhdojë me tempon e njëjtë sikurse para pushimit me nga dy tre ose më shumë gjykime për një ditë, Më afër epilogut është rasti “TNT”, për rrënimin e objektit Kosmos. Por afër ndonjë zhvillimi kyç janë edhe rastet “Monstra”, “Trajektorja”, “Dhuna në Qendër”, “Transportuesi” dhe disa raste të tjera që kanë nisur të gjykohen nga viti i kaluar.

Marketing