Gruevski sërish në gjykatë

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski sot sërisht pritet të paraqitet në gjykatë për rastin “Titanik” të Prokurorisë Publike Speciale, që ka të bëjë me parregullësi zgjedhore në zgjedhjet e kaluara.

Marketing

Seanca gjyqësore për këtë rast ishte shtyer në disa raste për shkak të ankesave të avokatëve të Gruevskit.

Ish-kryeministri do të paraqitet në gjykatë edhe të enjten. Ai javën e kaluar u dënua me dy vite burg për rastin “Tanku” që ka të bëjë me dhënien e urdhërit dhe ndikimit si ish-kryeministrit për blerjen e një Mercedesi luksoz të blinduar me një vlerë prej 600 mijë euro. Specialja gjatë hetimeve ka konstatuar se janë bërë shkelje edhe gjatë tenderimit.

Marketing