Ish-kryeministri Nikolla Gruevski për herë të parë në një intervistë për TV Sitel ka dhënë detaje lidhur me arratisjen e tij drejt Hungarisë. Po ai ka lënë mister se si ka hyrë në Shqipëri, duke lënë për të kuptuar se kalimi ka qenë ilegal.
“Fillimisht jam larguar drejt Shqipërisë, ku jam paraqitur në ambasadën hungareze dhe jam pajisur me dokumentin e përkohshëm. Ndërsa më pas nga Shqipëria për në Mal të Zi dhe Serbi kam shfrytëzuar letërnjoftimin tim. Në Hungari kam hyrë me dokumentin e lëshuar nga ambasada hungareze në Shqipëri”, ka thënë Gruevski.
I pyetur se nga Maqedonia në Shqipëri si ka hyrë, Gruevski ka thënë se nuk dëshiron të flas për këtë. “Nuk dua të flas për këtë. Le ta zbulojë pushteti aktual, pasi që thotë se do të zbardhë gjithë planin e arratisjes dhe se ka të dhëna për këtë”, theksoi Gruevski. Gazetarja e ka pyetur edhe për atë se a ka qenë i ndihmuar nga dikush nga pushteti aktual, Gruevski ka mohuar një gjë të tillë, duke shtuar se “nuk e ndihmuar askush nga pushteti aktual dhe nuk mund të ndodhte diçka e tillë”, theksoi Gruevski.