Gruevski sot duhet të shkojë në Shutkë

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski sipas vendimit të gjykatës sot duhet të paraqitet në burgun e Shutkës, për të vuajtur dënimin prej dy viteve burg për rastin “Tank” të hetuar nga Prokuroria Speciale.

Marketing

Komisioni parlamentar për çështje rregulloreje dhe të mandateve – imunitetit dje me shumicë votash i mori mandatin Gruevskit, pas kërkesës së Gjykatës Penale. Seanca parlamentare është veprimi i fundit që ti merret mandati, por prë këtë duhen 80 vota, që sërish do të vendosin deputetët nga tabori i VMRO-DPMNE-së që votuan ndryshimet kushtetuese.

Derisa deputetët e VMRO-DPMNE refuzuan dhe u shprehën kundër marrjes së mandatit, nga partitë e tjera theksuan se kjo procedurë duhet të mbyllet shpejtë. Në seancë nuk ishte i pranishëm Gruevski pasi që ishte në gjyqin për rastin “Titanik”. Në burgun e Shutkës janë në pritje të ish-kryeministrit dhe se theksuan se do të ketë trajtim të ngjajshëm sikur me të burgosurit e tjerë. Në këtë burg parahetimor, dërgohen edhe të dënuarit me burgim deri në tre vjet.