Grupet e punës në përpjekje të re për ligjin për Prokurorinë Publike

Grupet e punës të pushtetit dhe VMRO-DPMNE-së opozitare sot do të mbajnë takim të ri për ligjin për prokurori publike me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale Publike.

Marketing

Në takimin e fundit që ishte mbajtur pardje në Ministrinë e Drejtësisë nuk kishte kurrfarë lëvizjesh në pjesën e bisedimeve.

“Nuk kemi pasur kurrfarë zhvendosje në pjesën e bisedimeve. Biseduam për nenin 105 i cili është pengesë kyçe në sjelljen e ligjit, ndërsa kjo është rreth vazhdimit të procedurave dhe shfrytëzimit të dëshmive të cilat janë mbledhur deri më tani. U dakoroduam që VMRO-DPMNE-ja të bëjë disa konsultime shtesë dhe u dakorduam që takimi i ardhshëm të jetë të premten, të shohim pas këtyre konsultimeve ku do të mund të gjejmë qëndrim të përbashkët”, deklaroi ditë më parë ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska pas përfundimit të takimit midis grupeve të punës.

Marketing