Grupet e rrezikuara do të kenë përparësi gjatë vaksinimit

Grupet e rrezikuara do të kenë prioritet gjatë procesit të vaksinimit dhe për ta vaksinimi është shumë i rekomanduar. Këtë e ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në takimin me drejtorët e Shtëpive të Shëndetit ku është diskutuar për vaksinimin kundër KOVID-19.

Marketing

Në takim po ashtu është biseduar për organizimin dhe zbatimin e procesit të vaksinimit kundër KOVID-19, me theks të veçantë në atë që ky proces është i një rëndësie të veçantë dhe se përfshinë më tepër aktorë në shtet.

“Për vaksinimin e qytetarëve do të shfrytëzohen pikat aktuale të vaksinimit në shtëpitë shëndetësore në shtet, spitalet dhe kapacitetet tjera shëndetësore, sepse ajo infrastrukturë është e vendosur mirë dhe funksionon. Çdo shtëpi shëndeti do të duhet të dorëzoj raport pas hetimit në kapacitetet njerëzore me të cilat disponon si dhe kontroll i patjetërsueshëm i kapaciteteve teknike dhe funksionalitetin e tyre. Po ashtu çdo shtëpi shëndeti do të duhet të caktoj person përgjegjës për koordinim dhe organizim të vaksinimit me KOVID-19”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Vaksinimi kundër KOVID-19 do të jetë pa pagesë për gjithë qytetarët ndërsa vendimi i tyre persona është nëse do të vaksinohen.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar 26 pacientë për shkak të komplikimeve nga virusi korona.
Gjithsej 443 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet. Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se ka ende shtretër të lirë.

 

Marketing