“Grupi i Kumanovës” ka një porosi për Zaevin

Nga sot 07.12.2018 të gjithë pjesëtarët që morën pjesë në luftimet në Lagjen e Trimave në Kumanovë, janë futur në grevë urie. Një pjesëtar i këtij grupi për Pa Censurë deklaron:

Marketing

“Nga sot më datë 07.12.2018 i gjithë grupi qe gjendemi ne burgun e Idrizovës i jemi bashkuar grevës së urisë , tashmë kërkesat janë të njohura.

Vetë kryeministri i këtij vendi ka deklaruar që ky rast është i montuar nga qeveria Gruevski dhe duhet hetim ndërkombëtar edhe Ministri i Punëve të Brendshme ka deklaruar para një viti se tashmë ka filluar hetimi ndërkombëtar , e ne presim shkallën e dytë gjë që nuk ka drejtësi as në të parën as në të dytën neve na ka ngritur akuzën Gruevski me kriminelet e tij e sot ai nuk është prandaj duhet te lirohemi ndryshe nuk do pajtohemi me këtë verdikt asnjëherë”.