Grupi i nisur nga Shkupi me biçikleta arrin në Çanakala

Grupi prej shtatë personash i cili para disa ditësh u nis me biçikleta nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkup, për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të dëshmorëve të Luftës së Çanakalasë, ka arritur në Monumentin e Dëshmorëve në Çanakala, raporton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Shtatë personat nga vendet e Ballkanit, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnjë e Hercegovina, Sanxhaku dhe Mali i Zi, u nisën nga Shkupi për në Çanakala shtatë ditë më parë me iniciativë të Shoqatës Bjeshkatare Ekologjike me qendër në Shkup.

Sami Emin, Qamuran dhe Jashar Hirda nga Maqedonia, Irfan Maliq Domari nga Shqipëria me veshje tradicionale shqiptare, Ismet Shkulj nga Bosnjë e Hercegovina dhe Adnan Nuhoviç nga Sanxhaku përshkuan 800 kilometra me rastin e 104-vjetorit të ditës së fitores në bete.jën detare të Çanak.alasë që shënohet më 18 mars.

Para arritjes në Çanakala, grupit të nisur nga Shkupi iu bashkangjitën nëntë persona nga Klubi i Çiklizmit Orka nga Stambolli.

Sami Emin nga Shkupi, njëherësh koordinator i grupit, tha se mbrapa kanë lënë një udhëtim të rëndë.

“Udhëtuam me biçikleta për të lexuar Fatiha për paraardhësit tanë. Ishte udhëtim i qetë. Uroj që ky udhëtim të jetë i dobishëm dhe mesazh që brezat e rinj të mos harrojnë Çanakalanë. Shpresoj që fry.ma e Çanakalasë të rro.jë përgjithmonë”, tha Emin.