Grupi i parë i shtetasve afganë të cilët do të strehohen përkohësisht në vendin tonë do të arrijë të premten

Të premten pritet mbërritja e grupit të parë të shtetasve afgan për të cilët vendi ynë ofroi strehim vullnetarisht. Për transportimin e tyre do të kujdesen SHBA-të dhe organizatat ndërkombëtare tek të cilat këto persona kanë qenë të angazhuar.

Marketing

Sot flitet për 50 shtetas afganë më shumë, për dallim nga një ditë më parë, në total 450.

Së pari në vend do të mbërrijnë shtetasit afganë për të cilët Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë verifikimet e nevojshme.

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, i cili është pjesë e trupit koordinues në Qeveri, tha për Alsat se shtetasit afganë tek ne do të qëndrojnë përkohësisht, por se për sa kohë konkretisht bëhet fjalë, nuk e di askush.

Marketing