Grupi i punës për ndryshimet kushtetuese, Osmani: Partitë të vijnë t’i shprehin propozimet aty

Vendimi për vazhdimin e procesit eurointegrues është transferuar në vendin tonë dhe lidhet me ndryshimet kushtetuese për përfshirje e bullgarëve në preambulën e aktit më të lartë juridik, thotë ministri i jashtëm, Bujar Osmani. Diplomati i vendit fton partitë politike që mos ta bllokojnë këtë fazë të integrimit, të marrin pjesë në grupin e punës dhe të propozojnë idetë e tyre në tavolinë, përfshirë edhe çështjen e nocionit të 20% për gjuhën shqipe dhe të shihet vullneti i partive politike për këtë çështje. Por, Osmani apelon që ky grup mos të shfrytëzohet nga subjektet si alibi për të përfituar pika ditore politike.

Marketing

“Nëse do të kishte mundësi, do të ishte shumë mirë, por siç i dimë rrethanat dhe qëllimet destruktive të subjekteve të caktuara për të penguar rrugën evropiane, vlerësoj se mund të keqpërdoret si temë. Për këtë duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk thash nëse duhet apo jo, them se të gjithë partitë politike, të gjitha çështjet t’i paraqesin në komision. Nëse kanë qëndrime dhe s’bëhen pjesë e komisionit ata nuk janë për ndryshimet kushtetuese, ata duan të propagandojnë për pikë politike. Nuk ka shpjegim tjetër.”, – deklaroi ministri i jashtëm, Bujar Osmani.

Këto komente ministri Osmani i bëri në takim me homologun e tij spanjoll, Hoze Manuel ALbarez Bueno. Ky i fundit siguron mbështetjen e procesit integrues të RMV-së në kuadër të presidencës spanjolle me BE-në në gjysmën e dytë të vitit.