Grupi i punës për pajtim i Grupit Parlamentar Interpartiak për pajtim, reforma dhe integrim, do të mbajë takim sot në orën 14:00, kumtoi pres shërbimi kuvendor.
Grupi interpatiak interparlamentar për pajtim, reforma dhe integrim në takimin e djeshëm me kryeministrin Zoran Zaev arritën pajtim parimor për procesin e pajtimit dhe për përgatitjen e vendimit ligjor.
U dakorduan që të formohen tre grupe pune – për integrim, për reforma dhe për pajtim, të cilat sipas asaj që është dakorduar, deri të martën duhet t’i shqyrtojnë fushat e veta dhe të dalin me propozime dhe vendime konkrete, me çka do t’i jepej dinamikë të gjithë procesit.
Kryeministri Zoran Zaev, pas takimit me anëtarët e këtij trupi tha se është dëshmuar vullnet dhe gatishmëri politike për një hap të tillë, por theksoi se duhet të bëhet distinkcion i dhunës dhe pjesëmarrjes në ngjarjet e 27 prillit 2017 në Kuvend.