Infosoft Grup, një nga grupet e kompanive më të vjetra në rajon, me përfaqësi në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, javën e kaluar, me një eveniment me punonjësit e kompanisë, shënoi 30 vjetorin e themelimit.
Shënimi i këtij jubileu u zhvillua me moton “Stronger Together” (“Bashkë më të fortë”), që e karakterizon lidhjen e kompanisë me punonjësit e saj, me klientët dhe me bashkësinë në tërësi, por në të njëjtën kohë transmeton edhe vizionin që motivon drejt përmbushjes së përbashkët të sfidave që vijojnë në të ardhmen.
Ajri Shej, njëriu i parë i kompanisë Infosoft Sistems Shkup, anëtare e Grupit Infosoft, me këtë rast theksoi: “Ne besojmë fortë se vetëm të bashkuar me qëllimet e punonjësve tanë dhe qëllimet e klientëve tanë mund të vazhdojmë përpara dhe bashkë të krijojmë inovacione që do të rezultojnë me vlerë për të gjithë. Gjatë këtyre 30 viteve ne lamë gjurmë të theksuar në rajonin tonë dhe ky përvjetor le të jetë vetëm një impuls për gjërat e mëdha që vijojnë”.
Grupin Infosoft e përbëjnë 15 kompani që veprojnë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, në disa segmente, siç janë TI, distribucioni, pasuritë e paluajtshme, logjistika dhe menaxhmenti i biznesit.
Lista e partnerëve ndërkombëtarë të Grupit Infosoft, ndër të tjera, përfshijnë edhe Microsoft, Dell-EMC, HP, Cisco, IBM, Oracle, Lenovo, Mars Wriggle, Ferrero, Colgate Palmolive, Philip Morris etj.