Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, u bëri thirrje partive politike që të propozojnë përfaqësuesit e tyre në grupin punues për ndryshime kushtetuese, për të cilat afati i dhënë nga Ministria e Drejtësisë skadon të hënën.
Nuk shoh asnjë arsye që asnjë palë të refuzojë të marrë pjesë në atë proces, tha Mariçiq, i cili shtoi se është logjike që në vend të konferencave për media, partitë politike qëndrimet e tyre t’i shprehin në këtë grup punues.
“Mendoj se është shumë më praktike, më e përgjegjshme dhe më e mirë për shtetin dhe qytetarët që të marrin pjesë të gjitha partitë politike, të mos kenë frikë dhe të marrin pjesë. Meqenëse i kanë shprehur publikisht qëndrimet e tyre, le t’i përballojmë në grupin punues dhe të shohim nëse mund të arrijmë në një zgjidhje të përbashkët, zgjidhjen më të mirë dhe të ndërtojmë një model maqedonas për inkorporimin e këtyre tri komuniteteve që janë të interesuara të hyjnë në preambulën e Kushtetutë. Besoj se në këtë mënyrë procesi do të ç’mitizohet më shumë sesa nëse e mbajmë në nivelin e deklaratave të përditshme dhe të përleshjeve politike.”, – deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Bojan Mariqiq.