Grupi rus i rekrutimeve: 5 mijë të burgosur do lihen të lirë, i shërbyen forcave ruse

Pronari i Wagner Group, Yevgeny Prigozhin bëri me dije këtë të shtune se mbi 5 mijë të burgosur janë falur dhe kanë përfunduar kontratat me forcat ruse.

Marketing

“Për momentin, më shumë se 5,000 njerëz kanë përfunduar kontratën e tyre me PMC Wagner dhe janë falur”, tha Prigozhin në një mesazh audio të publikuar në kanalin e tij Telegram. “Përqindja e personave që kanë kryer një vepër penale gjatë muajit është 10-20 herë më pak se shifrat standarde para operacionit special”, tha ai.

Ushtria private e Prigozhin-it mbështetej në rekrutimin e të dënuarve nga burgjet ruse me një premtim për falje dhe kompensim monetar nëse mbijetonin gjashtë muaj në fushën e betejës. Ky grup ka ndaluar rekrutimin nga burgjet. Javën e kaluar u tha se Wagner po kërkonte 30,000 luftëtarë të tjerë dhe i kishte përqendruar përpjekjet e saj në klubet sportive dhe palestrat.