Guardiola: Aguero i pazëvendësueshëm

Pep Guardiola nuk ka kursyer lëvdatata për yllin e Man City, Sergio Aguero.Aguero, golashënuesi më i mirë në histori të Manchester City, ka edhe 18 muaj kontratë të mbetur, dhe trajneri i tij mendon se influenca e lojtarit në fushë nuk mund të zëvendësohet.

Marketing

Trajneri katalan beson se ‘Citizens’ nuk do të jenë të gatshëm të zëvendësojnë lojtarin kur ai të largohet nga klubi.

“Zëvendësimi i Aguero do të jetë më i vështiri. Sergio është i pazëvendësueshëm. Ne kemi një tjetër sulmues të mrekullueshëm (Gabriel Jesus) dhe ndoshta edhe një do të afrohet kur Sergio të largohet, por ai është i pazëvendësueshëm” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Momenti më i rëndësishëm në këtë klub, më i rëndësishëm sesa kur klubi të fitojë Ligën e Kampionëve, është kur Sergio shënoi golin kundër QPR” ka shtuar Pep.

Aguero numëron 244 gola me Man City në të gjitha kompeticionet dhe ka fituar katër Premierliga, dy Kupa FA, dhe katër Kupa të Ligës.

Marketing