Pep Guardiola kërkon po interesohet për ish lojtarin e Bayern Munich.
Guardiola pati një aventurë mjaft të mirë me skuadrën e Bayern Munich, ku përcolli disa lojtarë tejet kualitativ.
Një ndër ta ishte edhe Pierre Emile Hojbjerg, për të cilin tashmë thuhet se Man City po interesohet.
Sipas raportimeve nga Britania e Madhe, Man City janë gati të shkojnë kokë më kokë me Tottenham dhe Ajax për nënshkrimin e Hojbjerg, transmeton lajmi.net.
Mbetet të shihet se sa do të ofrojë Manchester City për kartonin e lojtarit.
Guardiola e pëlqente lojtarin edhe gjatë kohës sa ishte te Bayern Munich, përkundër se ai nuk kishte minutat maksimale.