Guardiola “gozhdon” Messin në stemën e Barcelonës

Pep Guardiola i befasoi të gjithë dje, kur shprehu dëshirën për Leo Messin: “Ai është lojtar për Barcelonën, do të qëndrojë atje, kjo është dëshira ime.

Marketing

Nuk do të flas për lojtarët e një klubi tjetër, por mendoj se ai do ta përfundojë karrierën atje. Kjo është edhe dëshira ime”.

Pra, me këto fjalë, ka rënë poshtë tërë thashethemnaja mediatike e tri ditëve të fundit, që e shihnin yllin argjentinas te Manchester City, sërish nën drejtimin e “mentorit” të tij.

Image

Është pikërisht Guardiola, personi që rikthen disi qetësinë në klubin katalanas, pas përplasjes verbale publike mes drejtorit sportiv, Eric Abidal, dhe kapitenit Messi.

Gjithë të tjerët, që nisën të fërkojnë duart në këtë histori, se mund të përfitojnë, duhet të mos shohin më ëndrra me sy hapur. Përderisa nuk beson te kjo mrekulli Pep, as karikaturisti i njohur i “Goal.com”, Omar Momani, nuk mund të mendojë ndryshe.

Leo Messi është ekskluzivitet i përjetshëm i Barcelonës, edhe me bekimin e Guardiolës.