Guardiola insiston se Man City s’do të bëjë transfrime

Pep Guardola ka insistuar se skuadra e tij, Manchester City nuk do ta transferojë asnjë futbollist gjatë afatit kalimtar të janarit, që u hap dje edhe zyrtarisht.

Marketing

Forma e dobët e Cityt në javët e fundit nxiti thashethemet se klubi mund të kërkojë përforcime në skuadër gjatë janarit, por Guardiola vazhdon të insistojë se nuk do të ketë blerje, transmeton Gazeta Express.

Spanjolli tha se është i lumtur me lojtarët që ka në dispozicion, prandaj nuk do të ketë transferime.
“Është hera e tretë që i përgjigjem kësaj pyetjeje. Jo, ndoshta nesër e ndërroj mendjen, por jo. Jam i kënaqur me lojtarët që i kam, ata mund të luajnë në pozita të ndryshme”, tha Guardiola.

Man City e pret nesër Liverpoolin në një ndeshje tejet të rëndësishme në garë për titull në Premierligë.

Marketing