Guardiola: Jam shumë i lumtur, fituam kundër një prej skuadrave më të rrezikshme në botë!

Manchester City e rifillon sezonin ashtu siç la atë që u mbyll, si kampion. “Citizens” të Pep Guardiola-s mposhtën Manchester United me penallti dhe fituan Superkupën e Anglisë.

Marketing

Duke folur për mediet pas këtij triumfi, Guardiola u shpreh se është shumë i lumtur që ia dolën të fitonin një ndeshje që ishte shumë e vështirë.

“Jemi vërtet të kënaqur. Fituam kundër një kundërshtari shumë të rrezikshëm dhe ndaj një prej skuadrave më të mira në botë”-u shpreh trajneri i City-t.

Marketing