Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola së fundmi ka përfunduar nën akuzë teksa mediat flasin për një marrëdhënie sekrete mes spanjollit dhe të dashurës së re të Gerrard Pique, Clara Chia Marti.
Ish-tekniku i Barcelonës dhe ish-mbrojtësi ruajnë një raport shumë pozitiv prej kohës kur bashkëpunonin tek skuadra katalanase, por këto zëra duket se mund të vendosin në dyshim serioz raportin e së ardhmes mes dyshes.
Sipas informacioneve të fundit, Guardiola dhe e dashura e Pique, Clara janë njohur në shkollën e fëmijëve të Guardiolës teksa tashmë mbetet edhe për t’u parë si do të ndikojë ky thashethem në martesën e teknikut të Cityt me bashkëshorten e tij, Cristina Sierra. Çifti ka qenë së bashku për 27-vite teksa janë njohur së bashku prej moëshs së adoleshencës.